Politike

“Rithemelimi” hap garën për kreun e PD: Katër ditë afat për kandidatët

Komisioni i Organizimit në PD ka hapur zyrtarisht garën për kreun e PD-së votimi për të cilin do të bëhet sipas parimit “një anëtar një votë” më 22 Maj.

Komisioni ka hapur garën që do të zgjasë vetëm katër ditë.  

 “Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.  Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përmban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;

2. Curriculum Vitae;

3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës”, thuhet në njoftimin e Komisionit të ngritur nga Rithemelimi.

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të dorëzojë kërkesën për të garuar në drejtimin e partisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë