Komisioni i Organizimit në PD ka hapur zyrtarisht garën për kreun e PD-së votimi për të cilin do të bëhet sipas parimit “një anëtar një votë” më 22 Maj.
Komisioni ka hapur garën që do të zgjasë vetëm katër ditë.
“Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00. Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përmban:
1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës”, thuhet në njoftimin e Komisionit të ngritur nga Rithemelimi.
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të dorëzojë kërkesën për të garuar në drejtimin e partisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje