Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur 3 automjete, e për pasojë kanë marrë lëndime dy fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Të miturit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti nuk dihen ende, ndërsa policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Ky është aksidenti i tretë i shënuar këtë të mërkurë. Rreth orës 16:05 një 14-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një autoveturë ndërsa lëvizte me biçikletë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë në Lezhë.
Ndërsa në orën 16:35, tre automjete u përplasën në hyrje të Fierit në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit. Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje