Ka ndodhur

Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Laç, dy fëmijë dërgohen në spital

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush mbrëmjen e të mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur 3 automjete, e për pasojë kanë marrë lëndime dy fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Të miturit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti nuk dihen ende, ndërsa policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Ky është aksidenti i tretë i shënuar këtë të mërkurë. Rreth orës 16:05 një 14-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një autoveturë ndërsa lëvizte me biçikletë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë në Lezhë.

Ndërsa në orën 16:35, tre automjete u përplasën në hyrje të Fierit  në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit. Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë