Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara siguruan inteligjencë që ndihmuan Ukrainën të godiste kryqëzorin rus “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill, pasi u godit nga dy raketa.
Burime të informuara raportuan lajmin për televizionin amerikan CNN. Pasi pa një luftanije ruse në Detin e Zi, Kievi kontaktoi me palën amerikane për të konfirmuar nëse ishte “Moskva”.
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se ishte kryqëzori dhe dhanë informacione për vendndodhjen e tij.
Është e paqartë nëse SHBA e dinte nëse Ukraina do të sulmonte dhe nuk ishte e përfshirë në vendim, theksojnë burimet.
Ditët e fundit, gazeta “New York Times” zbuloi se inteligjenca amerikane po ndihmon ushtrinë ukrainase për të eliminuar gjeneralët rusë.
Artikulli ishte përshkruar gjithashtu si “i papërgjegjshëm” nga Shtëpia e Bardhë.
Por ka reaguar menjëherë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Ëatson: “Shtetet e Bashkuara po japin informacion në terren për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre. Ne nuk japim informacione të inteligjencës me qëllim të vrasjen e gjeneralëve rusë”.
Nga ana tjetër në një deklaratë, Pentagoni ka theksuar se nuk ndihmuan dhe nuk i dhanë informacion Ukrainës për anijen “Moskva” që më pas ata e goditën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje