Bota

Putin kërkon që ushtarët ukrainas të dorëzohen në Azovstal

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina duhet të urdhërojë ushtarët e saj që janë të izoluar në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit, Azovstal, të hedhin armët dhe të dorëzohen.

Sipas Kremlinit, Putin i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

BBC raporton se zyrtarët rusë deklaruan se Putin tha se ushtarët e tyre janë gati të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë.

Sipas autoriteteve ukrainase rreth 200 civilë janë ende të bllokuar brenda uzinës së çelikut nën sulmet e intensifikuara ruse, diçka që Kremlini e mohon.

Uzina e çelikut është bërë e vetmja pikë ku rezistenca ukrainase në qytetin e Mariupolit ende vijon. Mes personave të bllokuar në këtë uzinë, ka shumë ushtarë të plagosur dhe gjendja atje është pasqyruar shumë e vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë