Politike

Kodheli: Presidente? Nuk besoj se e meritoj

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është një nga emrat e përfolur për Presidentin e ri të Republikës.

“Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi.

Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e ka shprehur këtë dëshirë.

Këdo te grupi parlamentar që ka votuar emrin tim dhe më pas gjërat e tjera do të rrjedhin normalisht. Uroj shumë se kushdo të jetë në krye të vendit, të jetë garantuesi i unitetit kombëtar, i Kushtetutës.

Pa qenë nevoja të themi është grua apo burrë, në fund apo në fillim të karrierës. Sigurisht ti ndihesh baba ose nënë i kombit nëse ke një moshë të caktuar, pasi edhe kufijtë Kushtetutës janë që duhet të jesh mbi 40 vjeç, të kesh disa cilësi që të bëjnë të mundur që t’i përafrohesh atij identikit”, tha Kodheli e ftuar në News24.

Ish-ministrja tha se nuk beson se e meriton të jetë në krye të shtetit, ndërsa shtoi se këtë gjë nuk e ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë