“Durimi ynë po soset, i imi po njëherë juve me kohë”. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, e kishte me SPAK.
Në më shumë se gjysmën e fjalës së tij, Rama nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj punës së SPAK duke kërkuar që kjo e fundit të ishte marrë me kohe me Ilir Metën apo Sali Berishën dhe te mos merrej me raste te nje arke me peshk, referuar kësaj here ish-zvministres së Brendshme, Rovena Voda.
“Kjo do të thotë që SPAK dhe gjithë ata që duan të bëjnë drejtësi në vend duhet të kujtojnë se ne nuk e kemi humbur gojën dhe fakti që s’kemi folur por e kemi përdorur për të mbështetur cdo veprim, ne shtrënguam dhembet, ndërkohë që këtë turpin tjetër të Dvoranit nuk e kemi thënë ndonjëherë dhe ja po e them, kështu që thirrja ime në emër të gjithë juve dhe ne emër të partisë është zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilni në mbrojtje Shqipërisë sepse Shqipëria është sot e turpëruara përpara një non- grate një të vdekuri që i bën karshillëk këtij populli dhe tërë dynjasë.
Këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë SPAK dhe askush tjetër.
Kush e ka lexuar deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po deligjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, tha Rama.
Dhe jo vetëm. Qëndrimi i tij ndaj SPAK ishte i drejtpërdrejtë edhe për Ilir Metën.
Kreu i qeverisë iu referua për këtë rast Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësua kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, duke fajësuar Ilir Metën.
“SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit (Ilir Meta). Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfryu si një flluskë sapuni.
Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg.
Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punën e tyre.
Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim.
Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metën.
Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë.
Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur.
Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet (europiane te futbollit)”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje