Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje ambasadorëve të vendeve të huaja në Shqipëri, që janë investuar për reformën në drejtësi, të dalin me një deklaratë për të dënuar sulmet e kryeministrit Rama ndaj SPAK.
“Shpresoj sot që ambasadorët e vendeve që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformën në drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasadorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota”, tha Kryemadhi.
Ajo iu referua akuzave të Ramës në Asamble ndaj SPAK ku kërkoi që ky organ të hetoje Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje