Politike

Kryemadhi: Ambasadorët të dënojnë sulmet e Ramës ndaj SPAK

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje ambasadorëve të vendeve  të huaja në Shqipëri, që janë investuar për reformën në drejtësi, të dalin me një deklaratë për të dënuar sulmet e kryeministrit Rama ndaj SPAK.

“Shpresoj sot që ambasadorët e vendeve që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformën në drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasadorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota”, tha Kryemadhi.

Ajo iu referua akuzave të Ramës në Asamble ndaj SPAK ku kërkoi që ky organ të hetoje Sali Berishën dhe Ilir Metën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë