Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, e nisi fushatën e tij nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi.
Elezi tha se ka kërkuar debat me rivalin e tij Sali Berisha, por është kundërshtuar.
“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.
Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.
Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët…”, tha Elezi.
Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Hapim partinë, kandidatë përtej strukturave
Taulant Balla që mbulon edhe zgjedhjet e PS për qarkun Fier tha të shtunën se, me zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, PS-ja do të synojë një hapje të partisë, përtej strukturave partiake
“Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak.
Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.
Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve”, tha Balla.
Deklaratën Balla e bëri pas Mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje