Në turin e tij për postin e kreut të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Fierit, tha se autokracia brenda PD-së ka marrë fund.
Sipas tij, ish-kryetari Lulzim Basha lëshonte komunikata për të shkarkuar njërin dhe tjetrin, ndërsa me rikthimin e tij, kjo merr fund.
“Mori vendime që nuk bëhet demokracia. Nuk i marrin as partitë marksiste leliniste. Kështu që ngritja juaj në këmbë, nuk ishte asgjë tjetër përveçse një betejë kundër autokracisë për të rivendosur normat demokratike.
Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes. Nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë.
Nëse duam të jemi të lirë, duhet të zbatojmë ligjet. Ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithësecilit prej nesh, përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.
Ju e patë si u bëmë ne. Lëshonte komunikata, shkarkohej ky e ai. gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme. Kurse ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti, kundër këtij ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëjmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë.

Kjo ka një rëndësi kapitale, nëse nuk jemi parti e votës së lirë, ne do ishim fatkeqësi kombëtare për vendin.
Misioni i çdo kombi është liria. Ne shkelmonim lirinë brenda vendit tonë” – tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri u ndal dhe tek rrëzimi nga deputetët e mazhorancës të rezolutës depozituar nga Rithemelimi për të dënuar genocidin në Bosnje-Hercegovine.
Berisha tha se vendimi i parlamentit është një turp që bie mbi të gjithë shqiptarët.
“Çdo njeri i qytetëruar ka interesat e tij, por për çdo njeri interesi primar është interesi kombëtar. Sado folklorik të duket është interesi i të gjitha interesave. Nëse nuk qëndrojmë të mbrojmë atë interes ne shkojmë drejt shpërbërjes.
Ne kemi qenë jemi dhe do të jemi të rrethuar me albanofobi.
Por problemi është se kjo albanofobi bëhet e efektshme kur ka një përputhje me qëllimet tona. Mund t’ju jap 100 shembuj por po ndalem në dy.
Kryeminsitri shqiptar deklaroi tre ditë më parë në Bruksel se do presim deri në qershor dhe nëse nuk na i hapin negociatat ne do të rikonsiderojmë drejtimin e vendit. Në vitet 90 Ramiz Alia na thoshte se nuk jemi as Lindje as Perëndim. Enver Hoxha na çonte ku donte vetë.
Tani na del Edi Rama. Ku do shkosh mor zotëri që paskësh nevojë të rishohësh orientimin tonë, drejt Beogradit apo drejt Stambollit.
Jo mor zotëri e yll polar do të kemi Bashkimin Evropian. Shikoni në ç’kërcënim është interesi ynë kombëtar. Po ndalem te shembulli tjetër, në mënyrë të paimagjinueshme deputetët e PS-së votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka ranë dhe ne të gjithëve, nga unë te ju e të gjithë ne.
Ata e votuan por turpi u mbetet të gjithë shqiptarëve.
Me këtë vendim ti shkelmon mbi kombin tënd. Shkelmon dhe mbi ato viktima të Bosnjës dhe që janë më shumë në Kosovë shqiptarë…”, tha Berisha ndër të tjera
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje