Politike

Kryemadhi: Rama të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, pastaj me rrogat  

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto që thotë se është shkrepur në vendin ku është inceneratori i Tiranës, ndërsa aty është ngritur një serë. Por jo vetëm.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S. Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punonjës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë.

Të shohë KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë