Bota

OBSH lëshon alarmin, rrezik për epidemi kolere në Mariupol

Gazeta Si – Alarm për shpërthimin e epidemisë së kolerës në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë. Alarm që vjen nga drejtoresha rajonale për emergjencat në Organizatën Botërore të Shëndetit, Dorit Nitsan.

Për agjencinë ukrainase ‘Unian’, zyrtarja e OBSH-së është shprehur: “Kemi marrë informacione nga organizata joqeveritare se ujërat e zeza janë përzjerë me ujin e pijshëm në Mariupol.

Ky është një alarm, një kërcënim i madh për përhapjen e shumë sëmundjeve, në veçanti të kolerës. Po përgatitemi për një fushatë vaksinimi”.

Dorit Nitzan, drejtoresha rajonale e emergjencave ne OBSH. Gazeta Si, 17 maj 2022

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 83-të dhe situata është mjaft e vështirë. Rusia, pas evakuimit të ushtarëve ukrainas të plagosur, ka kërkuar futjen e batalionit Azov në listën e terroristëve.

Në anën tjetër, qeveria e Kievit ka konfirmuar se procesi i negociatave me Rusinë është pezulluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë