Politike

Një ditë para votimit për kryetarin, Berisha: Fillojmë lëvizje të re, bashkohuni me ne

Një ditë para zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh drejtuar jo vetëm demokratëve.

 “Pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Ne e vazhdojmë këtë betejë, e vazhdojmë këtë mision më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD, si një lëvizje e fuqishme që do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët,  që vendos t’i thotë vetes ‘të bashkohem me këtë lëvizje’, ‘të mos them më kurrë ç’më duhet mua’, ‘të mos them më kurrë s’ke ç’i bën’.

Kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri!

Kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, e rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar.

Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre , me urtësi, me mençuri, me njerëzi! Të bashkohen me ne,” thotë Berisha. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë