Bota

Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi, kryeministri i ri me origjinë arbëreshe?

Gazeta Si – Anthony Albanese, i cili thuhet se është me origjinë arbëreshe, ka fituar zgjedhjet federale të Australisë.

Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.

Nën drejtimin e Anthony Albanese, kjo forcë ka arritur të fitojë zgjedhjet paralamentare për herë të parë pas një dekade.

Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese, 59 vjeç, shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte.

Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë i rritur në banesat publike.

Por a është me origjinë arbëreshe kryeministri i ri i Australisë? Emri “Albanese” me shumë gjasë, dyshohet ta ketë një prejardhje të tillë, sipas mediave lokale.

Këtë mbiemër, Anthony e mbart nga babai, Carlo Albanese, që me prejardhje është nga Barletta e Italisë, e cila gjendet në rajonin e Puljias.

Shqiptarëve emri i qytetit Barletta mund t’u kujtojë edhe figurën e rëndësishme shqiptare, Marin Barletin.

Disa kohë më parë në një emision i pyetur nga moderatori se a duhet t’ia thotë emrin “Albaniz, apo Albanizi”, ai u pëërgjigj: “Më thuaj shkurt Albo”.

Ai vetë nuk e ka konfirmuar asnjë herë origjinën e tij, që dyshohet se është arbëreshe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë