Gazeta Si – Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias do të mbërrijë këtë të hënë në Shqipëri në një vizitë zyrtare në kuadër të Javës Greke të aktiviteteve kulturore që zhvillohen në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Jashtme Greke, Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama.
Me Xhaçkën pritet të ketë një konferencë shtypi rreth orës 12:00, ndërsa me kreun e qeverisë ministri Dendias do të ketë takim kokë më kokë me të cilin do të bisedojë për çështjet me interes për të dyja palët, integrimin evropian, marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat etj.
Gjithashtu, Dendias do të takohet edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe me banorë të minoritetit grek në zonën e Himarës.
Një ndër temat e bisedimeve në axhendën diplomatike të ministrit pritet të jenë dhe çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Shqipëria dhe Greqia kanë ngritur një komision të përbashkët teknik për të diskutuar një marrëveshje mes të dy vendeve për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Sipas burimeve diplomatike shqiptare në Athinë komisioni i ekspertëve teknikë të sigurimeve shoqërore nga të dy vendet po punon prej dy muajsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje