Politike

Xhaferaj: Berisha u rikthye ta lërë PD në pension politik

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj tha përmes një deklarate për mediat se Berisha u rikthye në krye të PD-së për ta nxjerrë në pension politik.     

“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe de Jure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës.

Pra de fakto dhe de jure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën”, tha ai

Ferdinand Xhaferaj është ndër ata deputetë që nuk e kanë mbështetur rikthimin e Sali Berishës në PD.

Ai ka deklaruar se si Lulzim Basha ashtu edhe Sali Berisha e kanë mbyllur ciklin e tyre në PD. Së fundmi, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, Xhaferaj u angazhua seriozisht në procesin e zgjedhjes së Presidentit duke propozuar mikun e tij të vjetër, Leonard Demi për këtë detyre


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë