Ndërsa Enkelejd Alibeaj u fut në PD me 20 deputetë që iu përgjigjën interesit të tij për Presidentin, në selinë blu ia behu edhe kryetari i sapozgjedhur, Sali Berisha.
Ai tha edhe njëherë për mediat se Alibeaj nuk ka autoritet që të përfshihet në procesin e Presidentit, e konsideroi atë vegël të Ramës e më pas mblodhi deputetët e “Rithemelimit” dhe disa anëtarë të tij për të përgatitur listën e kandidatëve për kryesinë e re që do të votohet të shtunën nga Këshilli Kombëtar i dalë nga Kuvendi i 30 Prillit.
Në mbledhjen “Rithemelimit” ishin: Flamur Noka, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Ivi Kaso, Luçiano Boçi dhe Eno Bozdo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje