Politike

Dy takime në PD/ Berisha me ‘Rithemelimin’ për kryesinë e re, Alibeaj me deputetët për Presidentin

Ndërsa Enkelejd Alibeaj u fut në PD me 20 deputetë që iu përgjigjën interesit të tij për Presidentin, në selinë blu ia behu edhe kryetari i sapozgjedhur, Sali Berisha.

Ai tha edhe njëherë për mediat se Alibeaj nuk ka autoritet që të përfshihet në procesin e Presidentit, e konsideroi atë vegël të Ramës e më pas mblodhi deputetët e “Rithemelimit” dhe disa anëtarë të tij për të përgatitur listën e kandidatëve për kryesinë e re që do të votohet të shtunën nga Këshilli Kombëtar i dalë nga Kuvendi i 30 Prillit.

Në mbledhjen  “Rithemelimit” ishin: Flamur Noka, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Ivi Kaso, Luçiano Boçi dhe Eno Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë