Partia Socialiste pritet të kalojë në emra konkretë pas dështimit të paralajmëruar të raundit të tretë për Presidentin e ri.
Opozita nuk bëri dot diferencën. Ajo shfaq e përçarë dhe me qëndrime të ndryshime në këtë proces, ndërsa i vetmi që përfitoi ishte kryeministri Edi Rama.
Taulant Balla vijoi deri diku diversionin se PS-ja do të marrë vota përtej saj, duke nënkuptuar vota të opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Deputetët e Alibeajt po përpiqen të shmangin rrjedhje votash nga grupi i tyre duke bojkotuar në bllok që në raundin e tretë të votimit ndërsa ata që nuk munguan ishin deputetët e “Rithemelimit”.
Deri më tani PS-ja nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat, por Erion Veliaj paralajmëroi të shtunën se PS-ja ka plot 10 emra figura të spikatura por asnjëri prej tyre deputet aktiv.
A do të ketë kandidat edhe nga e djathta që Rama mund të shesë në tavolinë? Kjo mbetet për tu parë.
Agron Duka i PAA-së tha pak kohë më parë që Rama do të “shesë” një emër nga e djathta për ta konsideruar më pas procesin konsensual.
Në anën tjetër Taulant Balla ka lënë të hapur negociatat me Fatmir Mediun dhe Mesila Doden ndërsa ka përjashtuar bisedimet me grupin e Berishës.
Si Mediu ashtu edhe Doda kanë folur për emra për tre raundet e para por me një kusht që ato të shkonin si paketë në emër të opozitës.
Atëherë çfarë zgjidh konsensualisht raundi i katërt nga PS-ja për Presidentin?
A do të varet ky raund nga emri që do të propozohet prej tyre për të joshur edhe vota nga e djathta?
Kjo mbetet për tu parë. Dhe shumë shpejt madje.
Taulant Balla tha të hënën se presidenti i ri do të zgjidhet brenda 6 qershorit.
Që do të thotë se PS-ja nuk do ta lerë pasuesin e Metës në afatet limit të votimit që përcakton Kushtetuta, raundi i pestë.
Por as provën për opozitën, nëse për herë të parë do të rezultojë e unike në qëndrim, apo do të çedojë edhe në votimin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje