Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bojkotoi seancën ku u konsumua raundi i katërt i zgjedhjes së Presidentit të ri pa asnjë kandidat.
Enkelejd Alibeaj, që në dy raundet e tjera u përfshi në dialog me opozitën nën argumentin se opozita nuk mund të bojkotojë këtë proces, sepse e ka detyrim kushtetues, mbrojti bojkotin në raundin e tretë.
“Nuk kishte sens pjesëmarrja në raundin e tretë pas djegies së marrëveshjes dhe dokumentit që ne paraqitë. Ramë dakord me atë dokument. Ata u tërhoqën nga dokumenti”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së në një dalje me gazetarët në oborrin e Kuvendit.
Alibeaj akuzoi mazhorancën se shkeli dokumentin e rënë dakord më 10 maj dhe që, sipas tij, parashikonte një proces të përbashkët mes PD e PS për identifikimin e kandidaturave për President.
“Rama u tërhoq, hëngri fjalët”, tha Alibeaj, duke dhënë më pas edhe arsyetimin se përse nuk dorëzoi asnjë kandidaturë në tre raundet e para.
“Nëse ne do të paraqisnim kandidatura procesi do të ishte sërish i njëanshëm, sepse do të ishin kandidatura vetëm tonat. Prandaj ne kërkuam një proces të përbashkët me kandidatura me mbështetje të përbashkët”, vijoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje