Partia Socialiste do të bëjë publik emrin e kandidatit për Presidenti pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, e thirrur në orën 17:00.
Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Damian Gjiknuri, që rrëzoi deklaratën e mëhershme të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ky i fundit tha se emri do të dalë mesditën e së shtunës.
“Emri i presidentit do të diskutohet sot në Kryesinë e PS… pas mbledhjes së Kryesisë do të mësoni dhe kandidatin”, deklaroi Gjiknuri për mediat.
Numri 2 i PS nuk dha më shumë detaje identifikimi të kandidatit, por…”Do të jetë një kandidat shumë dinjitoz, që do ta bëjë siç duhet detyrën e Presidentit, jo modelin që kemi parë në këto vite”, theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri përjashtoi përfshirjen e opozitës në këtë raund, të paktën në përzgjedhjen e kandidatit.
“PS i ezauroi të gjitha mundësitë e saj për dialog. Ju keni qenë dëshmitarë të propozimeve tona duke diskutuar me të gjitha Grupet parlamentare. Ia lamë atyre në dorë se si do ta formatonin grupin e tyre negociator, se si do të merrnin mendimin brenda opozitës për të dalë me një kandidat apo me disa kandidatë në tavolinë e negocimit. Fatkeqësisht preferuan më shumë konfrontimin para mediave që do ta quaja një lloj diplomacie megafone se sa negociata konkrete për emra konkretë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje