Politike

Presidenti/ Frikë për rrjedhje votash, grupi i Alibeajt s’merr pjesë në votim. I paqartë qëndrimi i deputetëve abstenues  

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se grupimi që ai drejton nuk do të marrë pjesë në votimin e të shtunës për President.

Alibeaj dha një tjetër shpjegim  për arsyet e mospjesëmarrjes, edhe pse për shumëkënd kjo interpretohet si frikë për rrjedhje votash nga grupimi i tij.

Ai mbështetet nga 21 deputetë në Kuvend. Deputetët e “Rithemelimit” do të jenë në Kuvend për të votuar kundër ndërsa mbetet e paqartë pjesa tjetër e deputetëve që janë në mes as me njërën palë dhe as me tjetrën dhe nuk janë të paktë në numër.

 “Sot një ditë para zgjedhjes askush nuk e di emrin e presidentit. Ne i kemi bërë të gjitha shërbimet ndaj Kushtetutës. Nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit”, tha Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë