Politike

Noka-Ristani në garë për Sekretarin e Përgjithshëm dhe lobimet që mund të ndryshojnë votimin

Flamur Noka dhe Arben Ristani janë kandidatët e propozuar nga Sali Berisha kryesisë së PD-së për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Gara mes tyre nuk duket e fortë nëse do t’i referohemi votave që paraprakisht kanë marrë të dy kandidatët për anëtarë të kryesisë nga mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar.

Ajo që mund të ndryshoje peshoren është influenca e Belind Këlliçit me i votuari për anëtar kryesie (192 vota), por edhe me i atakuari nga disa individë brenda PD-së publikisht nga Evi Kokalari e cila e akuzoi për orientim vote dhe lobim për strukturën më të lartë vendimmarrëse.

Vetë Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp pranoi se ne votimet për PD-në ka pasur gjithnjë lobime edhe pse ai nuk i dëshiron por e ka të pamundur që ti ndalojë.

Flamur Noka mori 166 vota për kryesinë e PD-së, Ndërsa Arben Ristani që ka ushtruar edhe me herët këtë detyre ka marrë 90 vota votimin e fundit të Këshillit Kombëtar për kryesinë e re.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë