Politike

Këlliçi, Shehaj, Boçi dhe Bylykbashi katër kandidatë për dy nënkryetarë, kush janë emrat për sekretar   

Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashi janë katër kandidatët er propozuar nga kryesia për postin e dy nënkryetarëve.

Ndryshe nga gara për Sekretarin e Pergjithshëm, këtu procesi duket më i fortë duke qenë se të katërt ata janë votuar bindshëm për anëtar kryesie.  

Që prej orës 14:00, në selinë e PD, Sali Berisha mblodhi Kryesinë,  ku do të miratohen kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD.

Në orën 17:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit e Kombëtar të Partisë Demokratike për votimin e kandidaturave

Kryesia e PD-së ndërkohe ka miratuar kandidaturat edhe për sekretariatet.

Kandidatët për Sekretare

Sekretar për Koordinimin me Organizatat Partnere

Ilirjana Kucana

Megi Balliu

Për Transparencën kundër Korrupsionit

Ledina Mandia

Andia Pustina

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Elda Hoti

Bislim Ahmetaj

Sekretar për Organizimin

Ervin Minarolli

Aurel Bylykbashi

Sekretar për Integrimin

Edmond Spaho

Lediana Fratari

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun

Jola Hysaj

Sara Bodo

Sekretar për të përndjekurit

Lorenc Luka

Bedri Bloshmi

Sekretar për Diasporën dhe Organizatat Partnere

Tritan Shehu

Indrit Hoxha

Sekretar për Pushtetin Vendor

Ylli Asllani

Dasho Aliko

Sekretar për Çështjet Elektorale

Ivi Kaso

Çlirim Gjata

Gjykatesi i partise

Endira Bushati

Adriana Kalaja


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë