Kandidati për President i Partisë Socialiste ka lindur më 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Bajram Begaj mban gradën Gjeneral Major dhe titullin shkencor profesor i asociuar.
Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1989 dhe u bë oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Ka marrë poste të ndryshme drejtuese dhe komanduese në nivele të ndryshme në radhët e Forcave të Armatosura.
Para se të bëhej shef i Shtabit, Begaj ka mbajtur postin e Komandantit të Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës. Detyra të tjera të tij përfshijnë rolin si Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Gjeneral Begaj është diplomuar në Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shkollën e Avancuar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastro Hepatologji, në Tiranë; Kursi i Menaxhimit Spitalor dhe Kursi Strategjik i Udhëheqjes Mjekësore, në SHBA.
Ai ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, në Shkollën Pasuniversitare Detare (Instituti i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes), në SHBA dhe Seminarin e Lartë Ekzekutiv, në Marshall Center, Gjermani, si dhe kualifikime të tjera ushtarake.
Gjenerali kandidat për President është vlerësuar me disa medalje për arritjet gjatë karrierës së tij ushtarake. Ai flet rrjedhshëm anglisht, është i martuar dhe ka dy fëmijë në moshë madhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje