Politike

Rama pret Begajn në Kryeministri, Presidenti i ri ‘në dorë’ të Metës

Bajram Begaj e ka pranuar propozimin e socialistëve që të jetë Presidenti i ri i vendit. Pas vendimit të Kryesisë së PS-së, Edi Rama ka komunikuar në telefon me të, ku ka marrë miratimin.

Më pas, Rama ka organizuar me Begajn në Kryeministri një takim, që e quan informues.

Në këtë takim, Bajram Begaj zotohet se do të jetë në lartësinë që e kërkon detyra, ndërsa Kryeministri shpreh bindjen se do “t’i rikthejë institucionit të Presidentit integritetin”.

Me marrjen e ‘bekimit’ nga Rama dhe socialistët, dy janë pengesat që ka përpara se të hyjë në zyrën e Ilir Metës, Bajram Begaj. E para është besimi nga i gjithë grupi parlamentar i PS-së dhe votimi në seancën plenare të orës 18:00 dhe i dyti shkarkimi nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas Kushtetutës, shkarkimin e bën Presidenti me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit. Kjo do të thotë se Rama do t’i çojë Metës kërkesën për të shkarkuar nga posti i shefit të Shtabit Bajram Begajn për ta votuar atë si President.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë