Është zyrtare. Kandidati i socialistëve për postin e Presidentit është Bajram Begaj, aktualisht Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Por Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla konfirmoi në mbledhjen e grupit parlamentar se Bajram Begaj ka hequr dorë nga postet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.
Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë, ku thuhet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.
Edhe gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.
Po ashtu, Neni 167 i Kushtetutës imponon se Begaj duhet të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.
Megjithatë ka një kleckë në mënyrën se si duhet interpretuar Kushtetuta ku thuhet se ushtarakët aktivë nuk duhet të marrin detyra të tjera shtetërore. A përfshin kjo edhe rastin e Presidentit?
Megjithatë edhe Ilir Meta ishte kryetar i LSI-së deri në momentin që u zgjodh President i Republikës. Kështu që precedenti ekziston.
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.
Deri këtu Begaj i ka kryer detyrat duke dhënë dorëheqjen të shtunën në mëngjes.
Por, duke mbajtur detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit.
Fillimisht Begaj duhet te japë dorëheqjen tek Ministri i Mbrojtjes, të miratohet nga Kryeministri dhe me pas të firmoset nga Presidenti Ilir Meta i cili aktualisht ndodhet për një vizitë në Turqi.
Taulant Balla foli edhe për këtë ngërç kur ftoi mediat të dilnin nga salla pas mbarimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama.
“Kandidati për President ka depozituar tek Ministri i Mbrojtjes, natyrshëm te Kryeministri, kërkesën për dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së FA. Është një aspekt i rëndësishëm sepse pasi ligji e parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqjen dhe të lirohen përpara se të zgjidhen.
Kjo procedurë do përfshijë brenda minutave në vijim edhe presidentin aktual, i cili duhet të bëjë lirimin dhe besoj se kjo s’do jetë beteja e radhës me Presidentin aktual.
Megjithatë me kryetarin e komisionit të çështjeve ligjore kemi menduar menduar mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin aktual”, tha Balla ndërsa është ndërprerë transmetimi Live në faqen e Edi Ramës.
Ndërkohe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet ne Stamboll në një forum ekonomik që mbahet atje. Meta ka përshëndetur shqiptarët me një foto të publikuar nga Stambolli .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje