Politike

Shqipëria pranon propozimin grek, zgjat paktin e miqësisë

Marrëveshja e miqësisë, bashkëpunimit, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë me Greqinë përfundon në vitin 2023 dhe Shqipëria ka rënë dakord për zgjatjen e saj edhe me pesë vite të tjera.

Sipas mediave greke, Tirana zyrtare ka pranuar propozimin grek për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje.

Kathimerini shkruan se “ky zhvillim është tregues i përmirësimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, që u pasqyrua edhe në vizitat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në tetor të 2020-s dhe pak ditë më parë”.

Marrëveshja është nënshkruar për herë të parë mes dy vendeve në vitin 1996 me një kohëzgjatje 20-vjeçare. Ajo përfundoi në 2008-n dhe në atë kohë u vendos zgjatja me pesë vite, duke e shtyrë deri në 2023.

Zyrtarisht nuk ka ende një reagim nga pala shqiptare.

Çështja më e nxehtë mes dy vendeve mbetet ajo e detit, ku Shqipëria ka pranuar propozimin grek për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë