Bota

Dënimi i pestë, Gruevski merr 6 vite burg për shpërdorim detyre

Gjykata Penale e Shkupit në Maqedoninë e Veriut vendosi ditën e mërkurë një dënim të ri me burg për ish-Kryeministrin e arratisur të vendit, Nikola Gruevski.

Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ky është dënimi i pestë për Gruevskin që kur ai la postin në vitin 2011, pas një dekade në pushtet.

Nikola Gruevski është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale gjatë ushtrimit të detyrës si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, Gruevski dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kiril Bozhinovski, si drejtuesit e parë të VMRO-DPMNE-së, nga viti 2011 deri në vitin 2016, kanë shfrytëzuar pushtetin për të siguruar një seli të re partiake me vlerë shtatë milionë euro.

Gruevski ka mohuar çdo akuzë. Ai u arratis në Hungari në vitin 2018 duke shfrytëzuar si tranzit edhe Shqipërinë. Në Hungari, Viktor Orban i dha Azilin Politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë