Sali Berisha komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev dhe faktin se pse ai nuk shoqërohej në këtë vizitë nga ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka.
Berisha i kërkoi Ramës gjithashtu që të mos mbajë qëndrim me dy standarde ndaj Ukrainës.
“Nga udhëtimi u përjashtuan ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmja Xhaçka.
Udhëtimi i këtyre të fundit u refuzua nga vetë Rama. Kjo, sepse ai e dinte se në bisedime Presidenti Zelenski do t’i ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishte ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.
Dihet se Shqipëria nga njëra anë ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, por nga ana tjetër, Edi Rama pranon turistët rus vrasës, përdhunues dhe pengmarrës në luftën në Ukrainë, të cilët vijnë nga Beogradi në Shqipëri për pushime dhe energji të reja për tu kthyer më pas në front dhe vazhduar genocidin e krimet kundër njerëzimit, kundër qytetarëve të Ukrainës.
Përveç kësaj, Rama, në shkelje të sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze të anijeve ruse në portet tona. Këto bisedime nuk mund t’i dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer në Shqipëri, gojët e tyre që nuk mbyllen kurrë, do të zbardhnin çdo gjë.
Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dy-fytyrëshe të Edi Ramës ndaj Ukrainës dhe kërkoj që kjo politikë të marrë fund menjëherë…”, shkruan Berisha në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje