Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan kryeqytetin e Ukrainës në Kiev pas 12 orë udhëtimi me tren nga Polonia në Kiev
Mbasdite u takuan me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskij në vizitën që zgjati disa orë.
Taulant Balla shperndau nje video te hedhur nga Presidenti i Ukrainës rreth takimit te zhvilluar me Ramen dhe Abazoviç
“Partnerë ndërkombëtarë vijojnë që të vizitojnë Ukrainën. Është një mbështetje shumë e rëndësishme për popullin tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç” – shkruan Zelensky.
Më herët, Rama së bashku me Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas.


















Dy kryeministrat, shoqëroheshin edhe nga anëtarë të forcave speciale të vendeve respektive për të rritur sigurinë, pasi në anën lindore të Ukrainës vijojnë luftimet dhe bombardimet nga forcat ruse.
Ata kanë vizituar fillimisht qytetin e Borodyankas për të parë nga afër dëmtimet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.



Gjatë vizitës në Bucha, ishte edhe Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm. Ndër zonat e luftës që do të vizitojnë është edhe ajo e Irpin.
Ndërkohë, kryeministri malazez publikoi një foto të dy kryeministrave në Kiev. “Për të ofruar mbështetjen e sinqertë ndaj qytetarëve në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri’ shkruan në Tëitter.
Stigli smo u #Kiev sa @ediramaal da pružimo iskrenu podršku 🇺🇦 i njenim građanima u odbrani prava na slobodu. #MNE🇲🇪 će nastaviti da pomaže #Ukraine u ovom teškom trenutku i humanitarnoj katastrofi. pic.twitter.com/46ihDohbdf
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Gjatë këtyre afro 4 muajve, Ukraina edhe pse në gjendje lufte është vizituar nga shumë liderë europianë.
Ndërkohë më 3 maj 2022 Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mbajti një videomesazh para Kuvendit të Shqipërisë ku kërkoi që të mbyllen portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.
,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje