Politike

Pas Metës dhe Kryemadhit, Valteri çon në SPAK Vasilin dhe Panaritin

Ish-deputeti (dikur i PD-së) më tej i propozuar nga PS zgjedhjet e fundit parlamentare, Halit Valteri ka depozituar të tjera padi në SPAK ndaj njerëzve të LSI-së.

Pas presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Valteri ka denoncuar edhe Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, si edhe biznesmenë pranë LSI.

Ai i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën.

“Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehje të të ardhurave. Të gjitha paratë janë përfituar nga korrupsioni. Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e  LSI…

Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA”, tha Valeri.

Ai ka paralajmëruar edhe denoncime të tjera, kësaj here jo vetëm nga LSI.

“Do ketë të tjerë dhe nga PD e PS”, tha Valteri.

Më herët, Valteri kallëzoi Metën, Kryemadhin,  ish-deputetin Vangjel Tavo dhe shtetasin greko-amerikan, Iraklis Fidetzis, si administrator i një kompanie guackë.

Kallëzimi lidhet me dyshimet se në 2017-n, LSI ka paguar përmes një kompanie guackë të quajtur “Dorelita Limited” mbi 600 mijë dollarë për lobim në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë