Ish-deputeti (dikur i PD-së) më tej i propozuar nga PS zgjedhjet e fundit parlamentare, Halit Valteri ka depozituar të tjera padi në SPAK ndaj njerëzve të LSI-së.
Pas presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, Valteri ka denoncuar edhe Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin, si edhe biznesmenë pranë LSI.
Ai i akuzon se kanë shpërdoruar detyrën.
“Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehje të të ardhurave. Të gjitha paratë janë përfituar nga korrupsioni. Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e LSI…
Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA”, tha Valeri.
Ai ka paralajmëruar edhe denoncime të tjera, kësaj here jo vetëm nga LSI.
“Do ketë të tjerë dhe nga PD e PS”, tha Valteri.
Më herët, Valteri kallëzoi Metën, Kryemadhin, ish-deputetin Vangjel Tavo dhe shtetasin greko-amerikan, Iraklis Fidetzis, si administrator i një kompanie guackë.
Kallëzimi lidhet me dyshimet se në 2017-n, LSI ka paguar përmes një kompanie guackë të quajtur “Dorelita Limited” mbi 600 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje