Politike

Meta: Përmirësimi i shëndetit publik global, urgjence për parandalimin e pandemive

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen.

Deklaratën presidenti e bëri gjatë pjesëmarrjes në një forum global që u mbajt në Baku, Azejbarxhan.

Meta u shpreh se duhet koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm për gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave dhe bashkëpunimin mes shteteve.

Pozicionin e Shqipërisë si anëtare e KS në OKB, presidenti e quajti përparësi për të kontribuar në forcimin e OBSH si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global.

“Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen.

 Nevojitet një koordinim më i mirë botëror për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit, ndarjen e vaksinave, ilaçeve dhe pajisjeve, zhvendosjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore me rëndësi jetike, si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e kujdesit shëndetësor, kërkimit mjekësor dhe bioteknologjinë.

Përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është të kontribuojë në forcimin e Organizatës Botërore të Shëndetit si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit”, u shpreh presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë