Bota

Të shtëna në një kishë në Alabama, të paktën dy të vdekur

Gazeta Si – Të paktën dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në kishën episkopale të Shën Stefanit në Vestalia Hill, Alabama, SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur policia, duke thënë se sulmuesi është kapur dhe se në zonë nuk ka kërcënime të mëtejshme.

“Tre persona në kishën ipeshkvore St.Stefan u goditën me plumba”, tha policia e Vestavia Hills në faqen e saj në Facebook.

Të shtënat ndodhën para kishës pak pas orës 18:00 me orën lokale, gjatë një “potluck”, një vakt komunitar në të cilin të gjithë sjellin një pjatë.

Policia tha se sulmuesi hyri vetë në kishë dhe filloi të qëllonte, duke goditur gjithsej tre persona.

“Është tronditëse. Ne po marrim mesazhe nga i gjithë vendi”, tha Reverend Kelley Hudlow i Dioqezës së Alabamës.

Shtetet e Bashkuara janë përballur së fundmi me disa sulme me armë zjarri. Më 14 maj u vranë dhjetë afrikano-amerikanë në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut.

Një javë më pas, një sulmues vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.

Të shtunën, më 11 qershor, mijëra persona në Uashington u mblodhën duke kërkuar masa më të rrepta për kontrollin e armëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë