Bota

Italia ‘del’ nga emergjenca e gazit. Marrëveshje të reja me Katarin dhe Algjerinë

Qeveria e Italisë nuk shikon një emergjencë më në furnizimin me gaz të vendit të vet, pas nënshkrimeve të fundit që ka bërë në këtë fushë.

Italia nënshkroi një marrëveshje me Qatar Energy për zgjerimin e projektit “North Field East”, që do të rrisë eksportet e gazit të lëngshëm nga 77 milion në 110 milion ton në vit. Po ashtu dhe një tjetër me Algjerinë, për 28.7 mld dollarë, me qëllimin e nisjes së prodhimit në vitin 2025.

Kjo është një lëvizje strategjike sipas Romës, pasi prania italiane në Lindjen e Mesme do të përforcohet duke siguruar qasje për një prodhues global gazi të lëngshëm. Si dhe vendit me rezerva gazi natyror ndër më të mëdhatë në botë. Ndërkohë vijon reduktimi i volumit të gazit që vjen nga Moska.

Brenda kësaj jave Italia do të vendosë nëse do të kalohet në gjendjen e alarmit për sa i përket krizës kombëtare të gazit. Objektivi është që vjeshta të mos e gjejë vendin me pak rezerva./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë