Sport

Evangjeli Veli me Covid, humb garën në Lojërat Mesdhetare

Gazeta Si – Pa fat peshëngritësja Evangjeli Veli, e cila është infektuar nga Covid-19. Kjo ka bërë që të humbasë garën në Lojërat Mesdhetare, ku kishte shansin për të marrë medalje.

Veli ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku bënte të qartë situatën. Ajo shkruante se nuk mund të garojë në “Oran 2022”, pais kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Peshëngritësja kishte postuar gjithashtu edhe përgjegjet e analizave.

Evangjeli Veli. Gazeta Si, 27 qershor 2022

Vetëm pak javë më parë sportistja u shpall dhe kampione Europe në Tiranë dhe ishte kandidate serioze për medalje në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Algjeri.

Shpresat për medalje nga peshëngritja tani janë te Erkand Qerimaj. Briken Calja është i dëmtuar dhe nuk merr pjesë në këtë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë