Politike

Berisha hap ‘foltoret’ në selinë e PD: Kontratë e re sociale me shqiptarët

Sali Berisha u rikthehet foltoreve dhe këtë herë jo si pjesë e lëvizjes brenda partisë, por si hap përgatitor për protestën e 7 korrikut.

Foltoret do të organizohen në selinë e Partisë Demokratike, ku sipas njoftimit të shpërndarë për shtyp thuhet se “ideja është hapja ndaj shoqërisë”.

“Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë. Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e Kryesisë të martën, Berisha u la porosi anëtarëve që të përshkallëzojnë të gjitha përpjekjet në kuadër të kësaj proteste, që sipas tij nuk është protestë politike, por që shpreh shqetësimet e shqiptarëve për rritjen e çmimeve dhe korrupsionin qeveritar.

Sipas Berishës, shqiptarët sot e kanë lakun në fyt nga çmimet e vendosura nga bordet komuniste, siç i quan dhe shton se ky lak vazhdon të ngushtohet. Slogani i protestës është “Shqipëria në rrezik”{.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë