Ne rrjet

Putin: Rusia do të përgjigjet nëse NATO vendos trupa në Finlandë dhe Suedi

Gazeta Si – Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë “nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi, pasi të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të”.

Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka nënvizuar: “Suedia dhe Finlanda duan të anëtarësohen në NATO? A mund ta bëjnë këtë, – përsëriti Putin, i cituar nga ‘The Guardian’ në televizionin shtetëror rus. – Ata duhet ta kuptojnë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa tani nëse kontigjentet ushtarake dhe infrastruktura do të dislokohen, do të duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme dhe të krijojmë kërcënime të barabarta për territoret nga vijnë kërcënimet ndaj nesh”.

Rusia “nuk sheh asnjë problem” në pranimin eventual të Finlandës dhe Suedisë në NATO, tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp në Ashkhabat, kryeqyteti i Turkmenistanit.

“Nëse Finlanda dhe Suedia duan të bashkohen, është çështja e tyre, ata mund të bashkohen me çfarë të duan”, shpjegoi ai.

Putin tha më pas se marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin në mënyrë të pashmangshme do të ashpërsohen për shkak të anëtarësimit të tyre në NATO.

“Gjithçka shkoi mirë mes nesh, por tani mund të ketë tensione. Sigurisht që do të ketë: është e pashmangshme nëse ka një kërcënim për ne”, tha presidenti rus.

Putin dënoi “ambiciet perandorake” të NATO-s, duke akuzuar Aleancën se po përpiqet të pohojë “supremacinë” e saj përmes konfliktit në Ukrainë.

“Ukraina dhe mirëqenia e popullit ukrainas nuk është qëllimi i Perëndimit dhe NATO-s, por një mjet për të mbrojtur interesat e tyre”, u tha Putin gazetarëve në kryeqytetin e Turkmenistanit.

“Udhëheqësit e vendeve të NATO-s duan të afirmojnë supremacinë e tyre, ambiciet e tyre perandorake”, shtoi ai.

“Forcat ruse po përparojnë në Ukrainë dhe po arrijnë objektivat e vendosura nga operacioni special ushtarak”, tha gjithashtu Putin, duke theksuar se operacioni po ecën sipas planit.

“Ushtria ruse nuk godet objektivat civile gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë”, shtoi presidenti rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë