Politike

Raporti: 71 zyrtarë, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, 6 prokurorë dhe 13 policë   

Në seancën dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Autoritetit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit  gjatë vitit 2021, u raportua se nga 2189 kandidatëve që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit

Shifrat i njoftoi drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, Gentiana Sula.

“Institucioni ka synuar ta shtrijë aktivitetin e vet me bashkëpunime institucionale brenda dhe jashtë vendit. Një ndër gjërat e ndjeshme në publik që kemi bërë është verifikimi i figurave.

Deri në dhjetor 2021 janë kaluar 2189 kandidatë përpara emërimit, ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur deputetë dhe kryetarë bashkish ku prej tyre 71 kandidatë kanë rezultuar me implikime të ndryshme përmes dokumenteve të sigurimit të shtetit”, tha Sula.

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve tha gjithashtu se nga 91 prokurorë e gjyqtarë që u është verifikuar e shkuara teksa ishin në proces vettingu, gjashtë prej tyre kanë dalë bashkëpunëtorë.

Ndërkohë që në procesin e vettingut të Policisë 13 kandidatë kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së komunizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë