Në seancën dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Autoritetit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, u raportua se nga 2189 kandidatëve që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit
Shifrat i njoftoi drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, Gentiana Sula.
“Institucioni ka synuar ta shtrijë aktivitetin e vet me bashkëpunime institucionale brenda dhe jashtë vendit. Një ndër gjërat e ndjeshme në publik që kemi bërë është verifikimi i figurave.
Deri në dhjetor 2021 janë kaluar 2189 kandidatë përpara emërimit, ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur deputetë dhe kryetarë bashkish ku prej tyre 71 kandidatë kanë rezultuar me implikime të ndryshme përmes dokumenteve të sigurimit të shtetit”, tha Sula.
Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve tha gjithashtu se nga 91 prokurorë e gjyqtarë që u është verifikuar e shkuara teksa ishin në proces vettingu, gjashtë prej tyre kanë dalë bashkëpunëtorë.
Ndërkohë që në procesin e vettingut të Policisë 13 kandidatë kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së komunizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje