Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq në Kuvend pas një mungese të konsiderueshme kohe për të folur për projekt-rezolutën e PS-së për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Në një fjalim të shkurtër që mori duartrokitjet e disa deputetëve që e mbështesin, Basha kërkoi që Kuvendi të miratojë sa më parë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë.
Basha tha se nëse Serbia do të integrohet në rajon duhet të kërkojë falje e të pranojë krimet.
“Një vit më parë teksa përkujtonin përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dhe të denonconte gjenocidin e Srebrenicës. Sot është koha të gjemë forcë dhe pavarësinë për t’i vënë emrin masakrave të ndodhura në Ballkan për shkak të shovinizmit serb. Duhet të miratojmë sa më parë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë. Një numërim mbrapsht ka nisur që ky Kuvend të miratojë rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, që ti hapë rrugën të ardhmen që nuk mund të jetë e paqtë.
Që Serbia të integrohet në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes e pranimin e krimeve. Duhet t’i tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i së shkuarës. Na takon ne të jemi zëri i Kosovës’ tha Basha.
Ish-Kreu demokrat nënvizoi se çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë është “amnisti e fshehtë e një të shkuare që rrezikon të përsëritet”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje