Politike

11 korriku, Dita e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta e PS merr 113 vota, rrëzohen 4 amendamentet e Berishës 

Kuvendi i Shqipërisë nderoi në një seance të posacme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë permes nje rezolute, shoqëruar edhe më një minutë heshtje.

Projektrezoluta u miratua të enjten mbasdite rreth orës 19.00. Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.

“Pr rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”  tha Nikolla.

Ndërkohë Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Në fillim të diskutimit të kësaj projekt- rezolute, Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla tha se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit.

“Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurt me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa ditë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes.

Rreth 30 mijë gra fëmijë të moshuar u dhunuan e dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik.

Kjo duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit, dhunës e tmerreve të luftës që ato shkaktojnë.

Gjenocidi rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë.

Gjenocidi u ringjall së fundmi dhe në Ukrainë ku forcat pushtuese ruse kanë kryer e po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur.

Sot përkujtojnë e nderojmë viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë duke shprehur së pari dhimbjen e thellë për viktimat e traumat njerëzore e përkrahjen e plotë e solidaritetin tonë të sinqertë”, tha Balla, duke lexuar më tej pikat e projekt-rezolutës.

Deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku tha gjatë kohës se diskutimeve për çështjen në fjalë  se nuk e kuptonte pse Parlamenti shqiptar ndryshe nga të tjerët vetëm sot e miratoi këtë rezolutë.

‘Ka qenë dhe është e vështirë për mua për të kuptuar sesi Parlamenti i Shqipërisë vetëm sot miratoi një rezolutë për gjenocidin në Srebenicë.  Jo vetëm si shenjë emaptie të një gjejë që ndodhi 4 vite në Kosovë. Para disa ditësh REL nxori në rrjet sesi po mohohet kjo masakër. A kemi ne luksin të mohojmë këtë? Kjo çështje duhet të na bëjë bashkë, duhet të ketë 100% vota të parlamentit. nuk mund të kemi drejtësi nëse ne nuk votojmë pikërisht ato që kanë votuar parlamentet e tjera. Mohimi i krimeve të komunizmit është një gjë që ka ndodhur në Shqipërii dihet të na japë leksione. në këtë Ballkan me kaq probleme nuk e kemi luksin të ndryshojmë kemi luksin të reflektojmë atë që bëjnë parlamentet e tjera. Në emër të mijëra grave që janë përdhunuar ne nuk duhet të heshtim. Nuk duhet të lejojmë që e shkuara të harrohet ‘- tha Tabaku

Deputeti Tritan Shehu tha se projektrezoluta është e paplotë duke  paraqitur amendamente në këtë drejtim.

“Të ndryshohet titulli. Të bëhet “Projektrezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, dhe për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të këtij gjenocidi”. Dënohet gjenocidi fillimisht. I vihet emri se kush e bëri gjenocidin, kush e realizoi. Kështu si e keni ju është ‘flu’ dhe nuk e dënon gjenocidin. T’i vëmë këtë titullin.  Në asnjë pikë të asaj që keni paraqitur ju nuk dënohet gjenocidi.

Amendamenti tjetër ka lidhje me faktin se nuk janë vetëm forcat boshnjake serbe që e kanë bërë gjenocidin. Por edhe forca nga Serbia. Këtë e thotë edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian. Pse ne duhet të jemi një hap mbrapa? Ne duhet të jem një para. Kjo rezolutë kërkon mosnjohjen e krimit. Nga kush? Vetëm nga forcat serbo-boshnjake? Qeveria serbe nuk duhet të kërkojë falje? Sipas asaj që ju keni sjellë këu jo nuk duhet.  Amendamenti tjetër lidhet me Kosovën. Ju e fusni Kosovën këtu për ‘të larë gojën’. Pse e bëni këtë gjë? Doni të justifikoheni që s’ka nevojë për rezolutë tjetër për Kosovën. Ju për Kosovën e keni evituar termin ‘gjenocid’ por përdorni termin ‘spastrim’ etnik. Ndërkohë që spastrimi etnik atje ka ndodhur prej dekadash. Ndaj përmendja e Kosovës nuk duhet në Rezolutë”, tha Shehu. 

Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se në Rezolutë thuhet qartë ‘regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit’. ,

 “Si nuk e përmendim ne Serbinë.  Ju shkelët embargon e naftës, dhe bëtë gjithçka për ta furnizuar Millosheviçin me naftë kontrabandë dhe të mos vijnë këtu nga ajka e naft6ës së kontrabandës dhe të firmosnin amendamente që nuk i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë. Amendamentit e kreut të kontrabandës së naftës dhe nga ti Tritan Shehu si kryetar i kompanisë ‘Shqiponja’ nuk do të pranohen. Z. Ambasador të na falësh për teatrin e përfaqësuesve të kontrabandës së naftës me Millosheviçit. Ne ju themi shumë mirënjohje që ishit sot këtu dhe të paharruar qoftë kujtimi i të gjithë atyre që humbën jetën atje”, tha Balla.

Pjesë nga projekt-rezoluta e propozuar nga PS-ja

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandeshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e me shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve te tyre, por edhe ndaj rreth 10 mije shqiptareve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosove dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit;

Shpreh dhimbjen e thelle për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptimin e plotë dhe simpatinë e sinqerte ndaj tere të lënduarve gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë;

Dënon fuqimisht cdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallezimin e retorikes politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasoje e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë haëesirën e ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktore politike e mediatike brenda e jashtë rajonit të Ballkanit;

Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidateve për anëtarësim ne BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis te BE-se, por edhe me Politiken e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-se, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga

Bashkimi Evropian dhe te gjitha vendet demokratike, sipas te cilave mohimi dhe mosdenimi publik i gjenocidit ne Srebenice është i papajtueshëm me vlerat dhe aspiratat evropiane;

U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombëtare e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e krimineleve të luftës dhe bashkepunëtorëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës.

U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evrope e me gjerë.

Shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimet, veprimet dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare në mbështetje të parimeve mbi te cilat eshte ndertuar siguria evropiane, dhe rendi global i marrëdhënieve midis shteteve.

I kërkon Qeverisë që:

Të vazhdojë angazhimin e saj ne mbrojtje të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të saj, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere të Këshillit të Sigurimit, BE, OSBE dhe Këshillit të Evropës;

Të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke iu referuar vendimit të Parlamentit Evropian, të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë;

dhe proceseve

Të japë tërë kontributin e saj në mbështetje të thellimit të reformave

Të punojë parreshtuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë