Politike

Shehi: Duhet të gjejmë një ekuilibër në Ballkan që të bëjmë paqe  

Dashamir Shehi tha gjatë diskutimit në Kuvend të projekt-rezolutës për masakrën e Srebenicës se miratimi i këtij dokumenti nuk duhet të shërbejë thjesht si detyrim formal.

“Sot në Ukrainë kemi shumë nga këto Srebenica. Për Shqipërinë ka një valencë shumë të madhe, nëse sot kemi Kosovën shtet të dytë shqiptar, pavarësia e Kosovës qëndron pak edhe mbi gjakun e boshnjakëve dhe të asaj që ndodhi. Mos harrojmë se në ’95 pas masakrës, u vetë ndërgjegjësua gjithë Perëndimi, ky nuk është detyrim formal, ne jetojmë në Ballkan dhe do jetojmë dhe kemi jetuar 1500 vjet bashkë me sllavët, duhet të gjejmë një rrugë, ekuilibër një shteg në mënyrë që të bëjmë një paqe. Shqipëria duhet të shkojë në mënyrë definitive drejt Evropës” tha Shehi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë