Pasi deklaroi para hyrjes në Kuvend se qëllimi i protestave të opozitës do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend këtë të enjte, se rezoluta e dënimit të genocidit serb në Bosnjë është e paplotë.
“Do të dënoj me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht barbaritë serbe në rajon. Keni refuzuar rezolutën e paraqitur nga opozita, sollët në parlament një rezolutë që ajo denoncon gjenocidin. Por është një rezolutë e njerëzve zemër thyer me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër i fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe sivllaun e Edi Ramës Aleksandër Vuçiçin. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga, ju jo vetëm nuk kërkoni ta çojmë në Hagë por bëni gjithçka për ta kufizuar.
Sa u nderon ju kjo, pse bëni strucin. Çfarë ju shtyn që të jeni të hapur dhe ta dënoni me zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa.
Çfarë ju ndalon të fusni një frazë. Ku flisni për vrasjet në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Çfarë është ky kapitullim?! Nuk keni qenë në gjendje as të kompozoni as rezolutën e PE-së. Çfarë e keni këtë kompleks, ku kreu juaj është kthyer në një vasal të Vuçiç?
Edhe ndaj gjenocidit rus në Ukrainë mbani një qëndrim të dyfishtë, e nga ana tjetër pranoni turistë rusë këtu. Rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus të shkelë në territorin e Shqipërisë. Nga një anë nuk pranoni të ndëshkonin Vuçiçin, nga ana tjetër flisni për Ukrainën por pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, që vijnë me linjën ajrore të Rusisë? Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar ato që kanë kryer vrasje në Ukrainë? tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje