Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha përmes një deklarimi për mediat se qeveria është kapur me ‘presh në duar’ sa i takon çështjes së inceneratorëve.
“Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja në protestën e djeshme është se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitjet e qeverisë.
Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve. I bëj thirrje SPAK që mos ta zgjasë më kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontrata, i grabitet shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale.
Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30 vjeçar. S’ka njeri që t’i grabisë shqiptarët me një firmë të vetme dhe t’i detyrojë ata që t’i mbajë peng me një koncesion 30 vjeçar dhe t’i përdorë paratë për lobingje, apo për pastrim parash.”, tha ajo. Kryemadhi iu referua edhe reagimeve të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj për evazionin fiskal.
“Ministria dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla, me disa që janë dënuar dhe disa jo. Por unë kam një pyetje! A ka audituar ndonjëherë Ministria e Financave inceneratorët e Fierit, Elbasanit, apo Tiranës. Nëse që prej 2015 këto kompani janë hetuar për shkelje në deklarimin e të ardhurave”, tha ajo.
Më pas Kryemadhi shtoi se personat e përfshirë në skemën e evazionit fiskal me faturat e fryra artificialisht të inceneratorëve kanë shkelur 4 pika të Kodit Penal.
“Meqenëse inceneratori i Tiranës na doli menjëherë e foli së bashku me avokatin e inceneratorit, Erion Veliaj. Unë kam një pyetje për ta edhe Edi Ramën që është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, pse keni frikë, pse nuk flisni për inceneratorin dhe investimet që keni bërë. Sot qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë paguajnë për investimin 128 milionë euro, me të vetmin kusht që është 29 lekë për ton. Nëse ky investim do të ishte i ndershëm Edi Rama dhe avokati i inceneratorit të Tiranës nuk do të kishin frikë të bënin transparencë. Transparencë po kërkojmë. Ajo që dua të kujtoj është se në çështjen e tmerrshme te evazionit fiskal, janë 4 pika të kodit penal që janë shkelur, ku përfshihet Klodian Zoto dhe gjithë skema mashtruese për të grabitur buxhetin e shtetit. Ulin pensionet, shërbimet në arsim, pagat e administratës publike për të financuar inceneratorët. Janë katër pika të kodit penal për këtë çështje: Neni 180 i kodit penal, fshehje e të ardhurave; neni 181 për mosdeklarim të të ardhurave; neni 181 (pika a) Këto pika nxjerrin evazioni fiskal që është kryer me inceneratorët”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje