Ne rrjet

Kovaçevski – Von der Leyen: koha për vendime të mençura

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi një takim kokë më kokë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Gatë takimit, u konstatua se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet shfrytëzojë momentin për të pranuar propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo që u vu në dukje nga kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, raportojnë mediat në Shkup.

Kovaçevski dhe Von der Leyen theksuan edhe një herë se propozimi evropian nuk kërcënon identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

Në takim u diskutua se në kontekstin e rrethanave të reja gjeopolitike, zhbllokimi i procesit të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë domethënës

Në takim u theksua se, “vendimet e marra tani garantojnë të ardhmen e vendit, prandaj nevojiten lëvizje të mençura dhe burrërore që të çojnë në prosperitet, zhvillim të vlerave demokratike dhe përparim të përgjithshëm ekonomik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë