Ne rrjet

Ursula von der Leyen në Shkup: Duhet të bëni një hap vendimtar

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara, thotë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pas mbërritjes në Shkup përmes Twitter-it.

Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, me të cilin zhvilloi  një takim të shkurtër.

Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.

“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar Ursula von der Leyen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë